Janar 06, 2021 13:20 Europe/Tirane
  • Gjeneral Gha’ani: nxënësit e shkollës së Haxh Kasem Sulejmani do t’i dëbojnë amerikanët nga rajoni

Komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit duke theksuar faktin se Fronti i Rezistencës do të forcohet për çdo ditë e më tepër, deklaroi: “Nxënësit e shkollës së gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani do t’i dëbojnë amerikanët nga rajoni”.

Gjeneral Ismail Gha’ani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e mërkurë në ceremoninë e njëvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti të martirizuar të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit që u zhvillua në qytetin Kerman të Iranit, tha: “Goditja e parë kundër armikut për hakmarrje ndaj këtij krimi ishte pjesëmarrja e miliona qytetarëve në ceremoninë e varrimit të arkivolit të gjeneral Sulejmani, ndërsa goditja e dytë ishte sulmi raketor kundër bazës ushtarake të Amerikës në Irak dhe thyerja e hegjemonisë së SHBA-ve. Ndërsa duhet dhënë edhe goditja tjetër kundër armikut dhe ajo është ngadhënjimi me programet e luftës së butë mbi hegjemoninë false të arrogancës dhe kjo është një çështjeje e rëndësishme kurse goditja e katërt është dëbimi i Amerikës nga rajoni. Disfata dhe hakmarrja ndaj armikut ka filluar nga vetë ju dhe ju brenda në shtëpitë tu8aja nuk mundeni të qëndroni të qetë ndaj këtij krimi. Kriminelët kryesor që kanë kryer krimin me anë të atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmani duke filluar nga presidenti e deri te sekretari amerikan i shtetit, duhet ta dinë se nuk është kështu që me shumë lehtësi në rajonin e Azisë Perëndimore të vrasin heroin e luftës kundër terrorizmit dhe pastaj të jetojnë në qetësi e rehati”.

Komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit duke theksuar se rruga e martir gjeneral Kasem Sulejmani do të vazhdojë pa kurrfarë dileme dhe pa kurrfarë ndryshimi, shtoi: “Mbështetja ndaj Frontit të Rezistencës gjithashtu do të vazhdojë me ndihmën e Zotit të madhëruar”.

Gjeneral Ismail Gha’ani sot në mëngjes ka vizituar varrin e martir gjeneral Kasem Sulejmani dhe ka shprehur nderimit e tij.

Tags