Janar 09, 2021 14:32 Europe/Tirane
  • Irani dënon vrasjen masive të punëtorëve në një minierë në Baluçistan të Pakistanit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar vrasjen masive të 11 punëtorëve në një minierë në Baluçistan të Pakistanit që u krye nga terroristët e grupit ISIS.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar se bota islame duhet të marrë masa për të ndaluar mbështetjen e disa shteteve të veçanta ndaj grupeve takfiriste me qëllim që të zhduket dhuna kundër njerëzve të pafajshme që ndjekin shkolla të ndryshme fetare. Sa’id Khatibzade ka dënuar ashpër sulmin terrorist të grupit takfirist ISIS dhe vrasjen 11 punëtorëve në një minierë në provincën Baluçistan të Pakistanit.

Khatibzade në lidhje me këtë shtoi: “Ky veprim kriminal edhe një herë thekson domosdoshmërinë e bashkëpunimit të të gjitha vendeve të rajonit për të luftuar kundër grupeve takfiriste dhe terroriste. Është e domosdoshme që vendet e botës islame duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet e veta për të zhdukur bazat ideologjike dhe burimet financiare të grupeve ekstremiste dhe takfiriste dhe të marrin masa serioze për t’i dhënë fund mbështetjen e disa shteteve të veçanta ndaj këtyre grupeve terroriste me qëllim që të zhduket dhuna kundër njerëzve të pafajshëm”.

Burimet informative njoftuan se terroristët e grupit ISIS kanë sulmuar një grup të punëtorëve të komunitetit shiitë në një minierë në Baluçistan të Pakistanit dhe kanë vrarë 11 persona prej tyre.  

Tags