Janar 15, 2021 14:31 Europe/Tirane
  • Zhvillohet faza e parë e manovrës “Profeti i Madh s.a.v.s. 15” e Gardës Revolucionare

Faza e parë e manovrës ushtarake “Profeti i Madh s.a.v.s. 15” është zhvilluar me kryerjen e operacioneve kombinuese me raketa dhe me dronë të forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në rajonin Shkretëtira Qendrore të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se faza e parë e manovrës ushtarake “Profeti i Madh s.a.v.s. 15” e Gardës Revolucionare të Iranit është zhvilluar ditën e premte me urdhrin “Ja Fatime Zahra (s.a.)” dhe me hedhjen e një serie të madhe të raketave balistike tokë-tokë dhe me kryerjen e operacioneve nga dronët sulmues dhe bombardues në zonën e Shkretëtirës Qendrore të Iranit.

Në këtë fazë të manovrës që u zhvilluar në prani të gjeneral Husejn Salami, komandantit të përgjithshme të Gardës Revolucionit Islamik të Iranit, gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandantit të forcës ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare dhe të komandantëve dhe funksionarëve të Gardës Revolucionare të Iranit, janë testuar raketa balistike të gjeneratës së re tokë-tokë dhe dronë sulmues kundër bazave të armikut improvizues dhe kanë goditur dhe shkatërruar me sukses objektivat e caktuara.

Sipas këtij burimi, në fazën e parë të manovrës ushtarake “Profeti i Madh s.a.v.s. 15” të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, pas sulmit të dronëve sulmues dhe bombardues të forcave ajrore-hapësinore kundër mburojës raketore të armikut improvizues dhe shkatërrimit të plotë të objektivave, janë lëshuar një seri e madhe e raketave balistike të gjeneratës së re në klasën “Zulfiqar”, “Zilzal” dhe “Dezful” në drejtim të objektivave të caktuara dhe kanë goditur me sukses dhe kanë shkatërruar objektivat e caktuara.

Tags