Janar 16, 2021 08:58 Europe/Tirane
  • Nata e dytë e ceremonisë së zisë për Hazretin Zahra (sa) në praninë e Liderit Suprem të Revolucionit

Nata e dytë e ceremonisë së zisë për martirizimin e Hazretit Zahra(sa), u mbajt në prani të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në huseinainë Imam Khomeini(ra).

Sipas zyrës informative të liderit suprem, Hoxhatul'islam ua Muslemin Ala në fjalimin e tij, haretin Fatime Zahra e ka quajtur burim të lutjes, ibadetit dhe  besimit dhe tha: Ajo është përmbledhëse e të gjitha virtyteve por asaj Zoti i ka dhënë virtyte akoma më të mëdha. Ndërsa Hoxhatul'islam Naser Shahidi në këtë ceremoni ka mbajtur zi dhe matem. Ceremonia e zisë s hazretit Zahra(sa) në huseinainë imam Khomeini(ra) ka nisur njëkohësisht me ceremonitë e zisë Fatemie ditën e ënjte. Ceremonia e zisë për atë grua të lartë të islamit që çdo vit organizohet me praninë e mijëra dashamirësve të Ehli Bejtut në huseinainë Imam Khomeini(ra), sivjet për shkak të përhapjes së virusit Kroona është organizuar duke respektuar rreptësishtë protokollet shëndetësore. 17 janari i vitit 2021 që përkon me 3 Xhemadiul Thani të vitit 1442 ( sipas kalendarit hënor) është dita e martirizimit të hazretit Fatime Zahra, vajza e profetit të madh të Islamit hazretit Muhamed (savs) dhe bashkëshortja e imam Aliut (as) imami i parë i shiitëve të botës.

Tags