55 martirë të luftës imponuese Iran-Irak kthehen në vendlindje
Njëkohësisht me përvjetorin e martirizimit të zonjës së madhe të Islamit, Hazreti Fatime Zahra (s.s.), mbetjet e trupave të 55 martirëve të luftës imponuese Iran-Irak nëpërmjet pikës kufitare “Shalamçe”, kanë hyrë në Iran.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Muhamed Bagherzade, komandanti i komitetit për kërkimin e martirëve të zhdukur në shtabin e përgjithshme të forcave të armatosura të Iranit, ditën e diele në ceremoninë e pritjes së trupave të zhdukur të martirëve në pikën kufitare Shalamçe në jugperëndim të Iranit, deklaroi: “Trupat e sapogjetur i përkasin martirëve që kanë rënë në vijat e frontit gjatë operacioneve “Qerbela-5”, “Val-Faxhr”, “Khejbar” gjatë viteve 1986-1988”.
Sipas këtij burimi, trupat e këtyre martirëve në vazhdim do të transferohen në Teheran për kryerjen e ekzaminimeve dhe testimeve kurse më pas do të transferohen në zonat e tyre të vendlindjes.