Janar 17, 2021 14:59 Europe/Tirane
  • Kontrollimi dhe karantina me kohë, mënyra më e mirë për t’u përballur me koronan angleze

Sekretari i komitetit shkencor në shtabin për t’u përballur me virusin Korona në Iran ka deklaruar se duke përdorur kapacitetin e kompanive me bazë shkencore prodhuese të kitave dhe me shtimin e kontrollit dhe futjen në karantinë, mund të parandalohet përhapja e llojit të ri të virusit Korona të njohura me emrin “Korona Angleze”.

Mustafa Ghane’i, sekretari i komitetit shkencor në shtabin për t’u përballur me virusin Korona në Iran, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, vuri në dukje ekzistencën e virusit të ri të njohur si “Korona Angleze” dhe kontrolleve më të forta që po zbatohen për identifikimin e pacientëve të infektuar, shtoi: “Duhet të merren masa speciale dhe me shtimin e kontrollit dhe testimit, të parandalohet përhapja e këtij virusit. Nëse personi i infektuar me këtë virus do të identifikohet shpejtë dhe do të futet në karantine, përhapja e këtij virusi reduktohet në shoqëri. Nëse virusi lëshohet të përhapet në shoqëri, ai shumë shpejtë përhapet në nivel të gjerë dhe atëherë duhet të zbatohet një karantine afatgjate për t’u përballur me përhapjen e këtij virusi”.

Vlen të theksohet se virusi i zhvilluar gjenetikisht i Koronas në Angli që është përhapur në nivel të madh dhe ka shkaktuar shumë infektime dhe persona të sëmurë, por ngjallë shqetësime për çdo ditë e më të mëdha dhe më serioze në mbarë botën.

Tags