Janar 17, 2021 19:55 Europe/Tirane
  • Gjeneral Xhalali: Fuqia raketore dhe e dronëve të Iranit është rezultat i sanksioneve amerikane

Kreu i organizatës së mbrojtjes pasive të Iranit tha: "Fuqia inteligjente raketore dhe e dronëve e Iranit është rezultat i sanksioneve të rënda të SHBA".

Gjeneral Gholamreza Xhalali, kreu i organizatës së mbrojtjes pasive të Iranit, tha të Dielën se pa u mbështetur në aftësitë e mbrojtjes nuk kishte vend për një dialog të drejtë, dhe shtoi: "Përvoja e mbërritjes së Trump në presidencën e SHBA provoi se bota e sotme dhe e nesërme nuk është vetëm bota e negociatave. Në thelb, nuk ka vend për dialog të drejtë pa u mbështetur në fuqinë mbrojtëse". Gjeneral Xhalali më tej sqaroi: "Çështja e armëve dhe blerja e pajisjeve  ushtarake është një nga sektorët që i janë nënshtruar më shumë sanksioneve dhe kufizimeve gjatë 4 dekadave të fundit. Mbështetja në potencialet e brendshme në kulmin e sanksioneve ka krijuar një madhështi, fuqi dhe autoritet të madh për Iranin Islamik, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes".

 

Tags