Janar 17, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Zarif: Marrëveshja bërthamore është gjallë për shkak të Iranit, E3 nuk bëri asgjë për ta ruajtur marrëveshjen

Ministri i jashtëm i Iranit theksoi se që nga fillimi i saj në korrik 2015, tre nënshkruesit evropianë në marrëveshjen e rëndësishme bërthamore me Iranin nuk kanë bërë asgjë për ta mbrojtur atë dhe ajo është gjalle vetëm për shkak të përpjekjeve të Iranit për të ruajtur marrëveshjen.

Komentet e Muhamed Xhavad Zarif në një postim të Dielën, erdhën pasi tre nënshkruesit Evropianë në marrëveshjen bërthamore, akuzuan Iranin për planifikimin e prodhimit të karburantit me bazë metali uraniumi që ka përdorime ushtarake dhe gjithashtu pasi homologu i tij francez, Jean Yves Le Drian, pohoi se Irani "është në proces të marrjes së kapacitetit të armëve bërthamore ". Në përgjigje të pretendimit të bërë nga tre palët evropiane në marrëveshjen bërthamore, Zarif shkroi : "Udhëheqësit e E3 - të cilët mbështeten në nënshkrimin e funksionarëve të OFAC (Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja) për të kryer detyrimet e tyre nën marrëveshjen bërthamore - nuk kanë bërë asgjë për ta ruajtur marrëveshjen. ” Ai theksoi se "marrëveshja bërthamore është e gjallë për shkak të Iranit dhe jo të E3." Më tej në një aludim të dukshëm ndaj pretendimeve të Le Drian, Zarif vuri në dukje shitjet e armëve të Francës kriminelëve sauditë të luftës, duke inkurajuar homologun e tij francez të "shmangë marrëzitë absurde rreth Iranit". Ai shkroi: "I dashur koleg: Ju filluat karrierën e kabinetit tuaj me shitjen e armëve kriminelëve sauditë të luftës. Shmangni marrëzitë absurde për Iranin. JU po destabilizoni rajonin TONE. Ndaloni mbrojtjen e kriminelëve që sharrojnë kritikët e tyre dhe përdorin armët tuaja për të masakruar fëmijët në Jemen".

 

Tags