Janar 18, 2021 14:50 Europe/Tirane
  • Gjeneral Bagheri: Fluturimi i avionëve amerikane në rajon nuk ka vlerë operative

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit deklaroi se fluturimi i dy avionëve B-52 nga Amerika në rajon dhe kthimi i tyre prapë, nuk ka ndonjë vlerë operative të konsiderueshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, ditën e hënë në lidhje me lëvizjet e fundit të Amerikës në rajon, tha: “Gjatë një muaji të fundit aeroplanmbajtësja e luftanija me helikopterë e Amerikës si dhe nëndetësja “Gerogia” janë larguar nga rajoni i Gjirit Persik dhe kanë shkuar në një distancë mbi 1000 kilometra nga brigjet e Iranit. Në përgjithësi veprimet e armikut të cilat po i quajnë “manifestim i fuqisë”, tregojnë këtë se ata kanë frikë nga fuqia mbrojtëse e Republikës Islamike të Iranit”.

Shefi i shtabit të përgjithshme të forcave të armatosura të Iranit theksoi: “Forcat e armatosura të Iranit duke qenë të vetëdijshme për faktin se armiku mund të marrë ndonjë veprim kundër Iranit duke marrë parasysh gatishmërinë e forcave të armatosura të Iranit, janë në gatishmëri të plotë për t’iu kundërpërgjigjur çfarëdo lloj kërcënimeve dhe forcat tona ndodhen në kulmin e gatishmërinë”.

Gjeneral Bagheri vuri në dukje manovrat e fundit të forcave të armatosura të Iranit dhe tha: “Në 20 ditët e kaluara janë zhvilluar mbi 10 stërvitje operative në tokë, det, në sektorin kundërajror, në sferën e operacioneve me dronë dhe gjithashtu me raketa. Në sektorin e forcave tokësore gjithashtu në ditët e ardhshme do të kemi stërvitje dhe të gjitha këto tregojnë gatishmërinë e forcave të armatosura për të mbrojtur sigurinë dhe interesat kombëtare të Iranit”.

Tags