Janar 20, 2021 09:47 Europe/Tirane
  • Komplotet e SHBA; Agjent i bllokimit të burimeve financiare të Iranit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit fajësoi komplotet e SHBA për bllokimin e burimeve financiare të Republikës Islamike.

Nasser Hemmati, guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, të martën në mbrëmje në një intervistë televizive, duke iu referuar bllokimit të burimeve financiare të Iranit në Korenë e Jugut, tha se SHBA qëndron pas të gjitha këtyre burimeve të bllokuara dhe mos-lirimit të tyre. Hemmati shtoi se administrata e Donald Trump u përpoq të shtynte ekonominë e Iranit drejt hiper-inflacionit dhe kolapsit ekonomik duke maksimizuar inflacionin, por komplotet e tyre dështuan me vullnetin e popullit dhe Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik. Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit gjithashtu iu referua vizitës së Zëvendës Ministrit të Jashtëm të Koresë së Jugut Choi Jong Kun në Teheran javën e kaluar dhe tha se zyrtarët e Koresë së Jugut, përfshirë Zëvendës Ministrin e Jashtëm, kishin premtuar të bënin çmos për kthimin e aseteve të Iranit.

Tags