Janar 20, 2021 13:59 Europe/Tirane
  • Zarif reagon ndaj raportit të Le Figaro: Takhtravançi nuk ka pas negociata me Amerikën

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka përgënjeshtruar raportin e gazetës franceze “Le Figaro” e cila ka pretenduar se përfaqësuesi i Iranit në OKB ka zhvilluar negociata të reja me Amerikën!

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e mërkurë në një prononcim para gazetarëve, deklaroi: “Maxhid Takhtravançi, përfaqësuesi i Iranit në OKB, ka tre javë që ka qenë në Teheran dhe gazetari i “Le Figaros” ka folur pa kurrfarë llogarie në realitet. Në të vërtetë, nuk ka kurrfarë nevoje për negociata, për arsye se ajo çfarë ka ndodhur është kjo që Qeveria e Amerikës ka shkelur zotimet e veta”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu ka thënë: “Evropianët janë plotësisht të informuar se në tre vitet e kaluar shteti i cili me respektimin e interesave të popullit të vet dhe duke respektuar interesat ndërkombëtare dhe që me përgjegjësi ka ruajtur marrëveshjen bërthamore, është vetëm Iranit. Nëse perëndimorët heqin sanksionet, atëherë edhe Teherani do të kthehet në zbatimin e zotimeve të veta, por theksojmë se Irani për zbatimin e zotimeve të tjerëve nuk do të shantazhohet nga Qeveria e re e Amerikës”.

Në lidhje me situatën dhe çështjet e rajonit të Lindjes së Amerikës, Zarif gjithashtu deklaroi: “Amerika dhe Franca e shtetet e tjera perëndimore e kanë shndërruar rajonin e Azisë Perëndimore në një depo të armëve dhe barutit. Nëse Franca dhe Amerika dëshirojnë të flasin në lidhje me gjendjen e armatimeve në rajon, së pari duhet t’i japin fund shitjes së 25% të armëve të botës në këtë rajon”.

Tags