Janar 20, 2021 14:17 Europe/Tirane
  • Ruhani: Uashingtoni në ditën e inaugurimit të Biden u shndërrua në bazë ushtarake

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se sot në ditën e përfundimit të sundimit djallëzor të Donald Trump, Uashingtoni me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të Amerikës, u shndërrua në një bazë ushtarake.  

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë, deklaroi se izolimi politikë i Amerikës është trashëgimi e mbetur nga Trump dhe shtoi: “Sot, Amerika me politikat e gabuara të Trump në politikën e jashtme, ka mbetur e vetme në OKB në çështjen e Palestinës, marrëveshjes bërthamore dhe në çështjeje të tjera ndërkombëtare”.

Ruhani duke thënë se ndarje e shoqërisë amerikane në dy pole është gjithashtu trashëgimi e urryer e Trump, theksoi: “Trump në të gjithë periudhën katër vjeçare të qeverisjes së tij, nuk ka sjell kurrfarë rezultati tjetër, përveç padrejtësisë, korrupsionit dhe krijimit të problemeve për popullin e vet dhe për të gjithë botën”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke vë në dukje terrorizmin shtetëror të Amerikës, tha: “Presidenti i Amerikës në mënyrë të hapur ka deklaruar se me anë të një atentati terrorist ka vrarë një funksionarë të lartë ushtarak i cili ishte mysafir në një vend tjetër dhe me këtë veprim vuri vulën e terrorizmit shtetëror mbi ballin e Amerikës”.

Ruhani në vazhdim vuri në dukje edhe ardhjen në pushtet të qeverisë së re në Amerikë dhe nevojën për heqjen e sanksioneve kundër popullit të Iranit dhe tha: “Nëse amerikanët nënshkruajnë ndonjë urdhër ekzekutiv, në shkëmbim të tij edhe në Iran do të nënshkruhet urdhër ekzekutiv. Sot është bërë e qartë për popullin e Iranit dhe për të gjithë botën se politika e terrorizmit ekonomik dhe e presionit maksimal ka dështuar qind për qind dhe populli i Iranit me rezistencën dhe qëndresën e vet, nuk ka lejuar realizimin e qëllimeve të armiqve”.

Tags