Janar 20, 2021 14:51 Europe/Tirane
  • Përdorimi i sistemit të kontrollit elektronik lëvizës “Xhalal” në manovrën “Fuqia 99”

Për herë të parë gjatë manovrës ushtarake “Fuqia 99” të forcave tokësore të ushtrisë së Iranit janë përdorur sistemet e kontrollit elektronik lëvizës “Xhalal” dhe për kontrollimin dhe komandimin “GIS lëvizës”.

Faqja informative e ushtrisë së Iranit ka njoftuar se sistemi i kontrollit elektronik lëvizës “Xhalal” që është projektuar dhe prodhuar nga ekspertët iranianë, ka kapacitet për transferimin e pamjeve në distanca të largëta dhe marrjen e filmimeve gjatë errësirës së natës dhe dërgimin e tyre në të gjitha qendrat e kontrollit dhe komandimit dhe mund t’i kombinojë të dhënat e sistemit të radarit me ato optike.

Në këtë manovër gjithashtu është përdorur edhe sistemi i kontrollit dhe komandimit “GIS lëvizës” me qëllim të lehtësimit të procesit në kontrollin, drejtimin e operacioneve, sigurimin dhe prodhimin e llojeve të ndryshme të të dhënave gjeografike dhe hartave operative.

Ky sistem do të sigurojë dhe plotësojë nevojat e një komandanti për të kontrolluar dhe drejtuar operacionet në një zonë të largët, në zonat operative dhe në zonat e luftës.

Në ditën e dytë të manovrës “Fuqia 99” të forcës tokësore të ushtrisë së Iranit, brigada 223 e kësaj force, ka zhvilluar operacione lëvizëse ajrore me mbështetjen e 10 helikopterëve të llojit 214 dhe kanë kryer operacione sulmuese për shkatërrimin e bazave bregdetare dhe objektivave të caktuara të armikut të improvizuar.

 

Tags