Janar 20, 2021 15:28 Europe/Tirane
  • Kompanitë iraniane do të prodhojnë 25.5 milionë doza të vaksinës kundër Koronas

Kryetari i komitetit shkencor të shtabit kombëtar për t’u përballur me virusin Korona në Iran deklaroi se Republika Islamike e Iranit po ndjek programin për prodhimin e 25.5 milionë doza të vaksinës kundër virusit Korona nga ana e kompanive iraniane.

Mustafa Ghane’i, kryetari i komitetit shkencor të shtabit kombëtar për t’u përballur me virusin Korona, ditën e mërkurë deklaroi: “Në faqen informative të UNICEF, Irani është prezantuar një prej vendeve prodhuese të vaksinës kundër virusit Korona”.

Ghane’i shtoi: “Nga 9 kompani iraniane pjesëmarrëse në projektin e prodhimit të vaksinës kundër virusit Korona, aktualisht tre lloje vaksine kundër Koronas janë në fazën e testimeve klinike dhe njerëzore si dhe po ndiqet me seriozitet edhe projekti i përbashkët mes kompanisë “Pastor” të Irani dhe Kubës për prodhimin e vaksinës kundër Korona. Në lidhje me arsyen e bashkëpunimit të Iranit me Kubën për prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona, duhet të themi se sistemi shëndetësor i Kubës nga aspekti i drejtësisë, ndodhet në vendin e parë në botë dhe ky vend në sektorin mjekësor konsiderohet një prej fuqive të mëdha të botës. Irani edhe në të kaluarën ka bashkëpunuar me Kubën për prodhimin e vaksinës kundër Hepotitit B dhe në këtë mënyrë të dy vendet kanë bashkëpunim të mirë në sferën politike dhe diplomatike”.

Tags