Janar 20, 2021 15:49 Europe/Tirane
  • Mesazhi i manovrës “Fuqia 99”, pendimi i armiqve nga kërcënimi

Zëdhënësi i manovrës “Fuqia 99” e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit ka deklaruar se mesazhi i kësaj manovre për vendet mike është paqe dhe miqësi kurse për armiqtë pendim nga kërcënimi.

Gjeneral Kejomars Sharafi, zëdhënësi i manovrës “Fuqia 99” e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit, deklaroi: “Nëse armiqtë e Iranit do të futen në këtë iluzion të bëjnë ndonjë agresion kundër Iranit, me patjetër se Republika Islamike e Iranit me fuqinë e vet dhe në kohën më të shkurt të mundur do t’i kundërpërgjigjet në mënyrë të prerë dhe do t’i bëjë që të pendohen ata”.

Gjeneral Sharafi gjithashtu duke shpjeguar operacionet e kryera gjatë kësaj manovre ka thënë: “Në fillim, një numër i madh i forcave të reagimit shpejtë kanë kryer operacione të përbashkët parashutiste duke u hedhur nga avionët në pozitat e caktuara dhe pas kryerjes së operacionit për hedhjen e pajisjeve të rënda luftarake të brigadës 55 parashutiste, forcat ushtarake kanë sulmuar dhe kanë shkatërruar me sukses objektivat e caktuara duke përdorur lloje të ndryshme të armatimeve”.

Gjeneral Kejomars Sharafi shtoi: “Karakteristikë e këtyre operacioneve ishte zhvendosja e shpejtë nëpërmjet rrugëve ajrore nga avionët ushtarakë transportues të Republikës Islamike të Iranit nga zonat e largëta në zonat e zhvillimit të manovrës që është bërë në mënyrë shumë të saktë dhe në kohën më të shkurt të mundshme. Gjatë këtyre operacioneve janë stërvitur edhe zhytësit e brigadës 65 të forcave speciale për reagim të shpejtë të cilët nëpërmjet hedhjes së lirë nga ajri në pozitat e caktuara detare, kanë kryer operacionet e tyre në shkatërrimin e objektivave mbi sipërfaqe të detit dhe nën sipërfaqen e detit”.

Tags