Janar 20, 2021 19:51 Europe/Tirane
  • Zarif mirëpret dialogun me shtetet arabe

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif e ka mirëpritur thirrjen e homologut të tij katariot për vendet arabe të Gjirit Persik për të zhvilluar bisedime me Iranin, duke thënë se Teherani ka kërkuar prej kohësh bashkëpunim fqinjësor drejt krijimit të një Lindje të Mesme të fortë.

"Irani mirëpret thirrjen e vëllait tim katariot për dialog gjithëpërfshirës në rajonin tonë," shkroi Zarif në një postim të botuar në faqen e tij zyrtare në Twitter. Ai shtoi: "Siç e kemi theksuar vazhdimisht, zgjidhja e sfidave tona qëndron në bashkëpunimin për të formuar së bashku një rajon të fortë, paqësor, të qëndrueshëm, të prosperuar dhe pa hegjemoni globale ose rajonale." Të hënën, Katari u bëri thirrje shteteve arabe të Gjirit Persik të kapin ritmin e pajtimit në rajon dhe të rregullojnë mosmarrëveshjet e tyre me Iranin. Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheik Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, shprehu shpresën se një samit midis udhëheqësve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe Iranit do të ndodhte së shpejti.

 

Tags