Janar 21, 2021 13:39 Europe/Tirane
  • Zangene: Projekti i rafinerisë “Bidboland”, simbol i thyerjes së sanksioneve amerikane kundër Iranit

Ministri i naftës së Iranit deklaroi se përurimi i projektit të rafinerisë së gazit “Bidboland” e Gjirit Persik është simbol i thyerjes dhe dështimit të sanksioneve dhe presionit maksimal të Amerikës kundër Iranit.

Rafineria e gazit “Bidboland” e Gjirit Persik që u përurua ditën e enjte në provincën Khuzestan të Iranit, konsiderohet rafineria më e madhe e gazit në rajonin e Azisë Perëndimore.

Bizhen Zangene, ministri i naftës së Republikës Islamike të Iranit, në ceremoninë e përurimit të projektit të rafinerisë së gazit “Bidboland” të Gjirit Persik, deklaroi: “Ekipi i Trump mendonte se me sanksione mund të shkatërrojë industrinë e naftës së Iranit, mirëpo Republika Islamike e Iranit është më e fuqishme se në të kaluarën dhe ekipi i Trump tani është hedhur në koshin e plehrave të historisë. Përurimi i projektit të madhe të rafinerisë së gazit “Bidboland” është i manifestim i kapacitetit dhe rezistencës kombëtare të Iranit. Vlera dhe të ardhurat vjetore nga ky projekt do të kapin shumën mbi 1.5 miliard dollarë në vit”.

Gjithashtu sipas ministrit të naftës së Iranit, 16 kontrata janë duke u zbatuar për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e fushave të gazit të cilat janë duke u shfrytëzuar në provincën e Khuzestanit me investim mbi 2.2. miliardë dollarë që do të krijon kushtet për inkuadrimin e një grupi të madh të kompanive vendore dhe rritjen e nivelit të punësimit. Në bazë të këtyre kontratave për mirëmbajtje, në realitet 80% e pajisjeve të nevojshme duhet të sigurohen dhe prodhohen nga kompanitë vendore në Iran.

Vlen të theksohet se rafineria e gazit “Bidboland” e Gjirit Persik është një prej projekteve më të mëdha në historinë e Iranit i cili është ndërtuar nga ekspertët iranianë në kulmin e sanksioneve dhe detyrë kryesore e tij është mbledhja e gazrave së bashku me naftën dhe shndërrimi i tyre në lëndë përpunuese për komplekset e fabrikave të petrokimisë.

Kjo rafineri e gazit është ndërtuar me një investim rreth 3.4 miliardë dollarë dhe brenda një periudhe më pak se 36 muaj duke u mbështetur në kapacitetet e brendshme dhe vendore të Iranit. Rafineria e gazit “Bidoland” e Gjirit Persik është ndërtuar në rrethin Behban të provincës Khuzestan dhe do të prodhojë rreth 11 mijë tonelata gaz të metanit për konsumim shtëpiak me të cilin do ta furnizojë rrjetin e gazsjellësit. Prodhimi ditor i 1400 tonelatave aton, 2000 tonelata gaz LPG dhe 1300 tonelata produkte të pentanit; përbëjnë kapacitetet e tjera të kësaj rafineri.

Tags