Janar 21, 2021 14:06 Europe/Tirane
  • Ruhani: Ata të cilët me arrogancë pretendonin se do ta gjunjëzojnë Iranin, u rrëzuan me poshtërim

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se rafineria e gazit “Bidboland” e Gjirit Persik është një prej projekteve më madhështore në nivel të rajonit kurse ata që me arrogancë pretendonin se do ta gjunjëzojnë Iranin, janë rrëzuar vetë me poshtërim.

Rafineria e gazit “Bidboland” e Gjirit Persik që u përurua me urdhër të presidentit iranian ditën e enjte në provincën Khuzestan të Iranit, konsiderohet rafineria më e madhe e gazit në rajonin e Azisë Perëndimore.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë e përurimit dhe lëshimit në funksion të kësaj rafinerie të madhe që u zhvilluar me anë të videkonferencës, ka thënë: “Veprimet e atyre të cilët bënin komplote kundër Iranit, u zbuluan dhe u skandalizuan në ditën e fundit të jetës së tyre djallëzore për të gjithë popujt e botës dhe për vetë popullin e Amerikës dhe të gjithë e panë se deri në çfarë mase ata janë kundër demokracisë”.

Ruhani në vazhdim duke thënë se Irani nga aspekti i burimeve të energjisë ka pozitë të veçantë dhe të rëndësishme në rajon, shtoi: “Republika Islamike e Iranit duke poseduar 32 mijë miliardë metër kub gaz, është burimi më i madh i gazit në botë. Bota ka nevojë për naftën dhe gazin e Iranit dhe Republika Islamike e Iranit mund të bëhet qendra kryesore e rajonit në prodhimin dhe eksportin e energjisë dhe gazit”.

Vlen të theksohet se rafineria e gazit “Bidboland” e Gjirit Persik është një prej projekteve më të mëdha në historinë e Iranit i cili është ndërtuar nga ekspertët iranianë në kulmin e sanksioneve dhe detyrë kryesore e tij është mbledhja e gazrave së bashku me naftën dhe shndërrimi i tyre në lëndë përpunuese për komplekset e fabrikave të petrokimisë.

Tags