Janar 22, 2021 15:05 Europe/Tirane
  • Zangene: Trump nuk ka arritur të pengojë eksportin e naftës së Iranit

Ministri i naftës së Iranit deklaroi se pavarësisht përpjekjeve të gjithanshme, Donald Trump nuk ka arritur ta çojë në zero eksportin e naftës së Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bizhen Zangene, ministri i naftës, të premten në ceremoninë e hapjes së panairit të 25-të të naftës, gazit, rafinerisë dhe petrokimis, vuri në dukje se armiqtë kanë synuar ta çojnë në zero eksportin e naftës së Iranit dhe shtoi: “Jo vetëm që eksporti i naftës nuk është reduktuar në zero, por në eksportin e derivateve naftore gjithashtu kemi arritur shifrat më të lartë në historinë e Iranit. Pavarësisht përhapjes së virusit Korona, Irani duke respektuar protokollet shëndetësore, ka vazhduar prodhimin dhe eksportin e naftës dhe pengesat e krijuara nga armiku nuk kanë arritur të krijojnë pengesa në këtë drejtim. Aktualisht 70% e pajisjeve të nevojshme për industrinë e naftës së Iranit sigurohen nga kompanitë vendore iraniane”.

Vlen të theksohet se panairi i 25-të ndërkombëtar i naftës, gazit, rafinerisë dhe petrokimisë së Iranit ka filluar punën sot në Teheran.

Tags