Janar 25, 2021 14:58 Europe/Tirane
  • Khatibzade reagon ndaj ndaljes së anijes iraniane nga Indonezia

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj ndaljes së një anije iraniane të transportit të naftës nga ana e Agjencisë për Siguri Detare të Indonezisë, ka thënë se deri më tani kemi marrë informacione kontradiktore në lidhje me këtë çështjeje, mirëpo po presin të marrim informacione më të sakta dhe zyrtare.

Sa’id Khatibzade dot në konferencën për shtyp, në lidhje me veprimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit rreth ndaljes së anijes iraniane transportuese të naftës nga ana e Indonezisë, tha: “Kjo është një çështjeje teknike dhe në transportin detare ndodhin gjëra të tilla. Kompania e Çështjeve të Porta është duke ndjekur procedurën ligjore për arsyen dhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje, ndërsa edhe ambasada e Iranit në Xhakarta dhe Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjekin çështjen”.

Në lidhje me zhvillimet rajonale dhe Arabinë Saudite, Khatibzade theksoi: “Qëndrimi ynë në lidhje me të gjitha vendet fqinjë është i njëjtë. Irani ka paraqitur planin Paqja e Hromuzit. Ne kërkojmë një kornizë për bashkëpunim rajonal dhe mendojmë që kjo kornizë është rrugëzgjidhja më e mirë për rregullimin e marrëdhënieve. Nëse Arabia Saudite me të vërtetë distancohet nga ky cikël i gabuar i dhunës dhe bashkëpunimit me shtetet nga jashtë rajoni, atëherë Irani do ta mirëpret me krah hapur këtë kthim. Në realitet nuk mund të shikojmë se populli i Jemenit të bombardohet ose lëvizja Ansarullah e Jemenit të vendoset në listën e terrorizmit të vetëshpallur të Amerikës dhe njëkohësisht të dëgjojmë Arabinë Saudite të flasë për dialog rajonal”.

Në lidhje me sulmet terroriste të fundit në Irak, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi: “Me patjetër që terrorizmi ka rrënjë në ekstremizmit ideologjik dhe siç duken ekzistojnë edhe palë të treta të cilat dëshirojnë të peshkojnë peshq në ujërat e turbullta të rajonit. Por, Republika Islamike e Iranit me padyshim se do të qëndrojë përkrahë aleatëve të saj rajonal dhe nuk do të lejojë grupin terrorist ISIS që të organizohet edhe një herë në Rajon”.

Tags