Janar 25, 2021 19:53 Europe/Tirane
  • Zarif në Baku: Irani i gatshëm të ndihmojë në vendosjen e paqes dhe sigurisë në Kaukaz

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Republika Islamike është e gatshme të punojë me Republikën e Azerbajxhanit për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Kaukazit.

Zarif i bëri deklaratat të hënën në një takim me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në Baku, ku ai është aktualisht në një vizitë zyrtare si pjesë e një turneu rajonal që do ta çojë atë në Armeni, Gjeorgji, Rusi dhe Turqi. Diplomati i lartë iranian gjithashtu përgëzoi qeverinë dhe kombin e Azerbajxhanit për fitoren e tyre në raundin e fundit të konfliktit të armatosur me Armeninë fqinje mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut, duke bërë thirrje për promovimin e bashkëpunimit dypalësh. Zarif mirëpriti një platformë bashkëpunimi rajonal me gjashtë vende, të propozuar nga presidenti i Azerbajxhanit, si një model për promovimin e bashkëpunimit rajonal midis Armenisë, Turqisë, Rusisë, Iranit, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë. Gjatë takimit të së hënës, Presidenti Aliyev, nga ana e tij, përshëndeti qëndrimin e Iranit mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe shprehu kënaqësinë për nivelin aktual të bashkëpunimit midis Bakusë dhe Teheranit. Duke folur për projektet e përbashkëta ekonomike midis dy vendeve, Presidenti i Azerbajxhanit mirëpriti praninë e kompanive iraniane në rindërtimin e Karabakut dhe tha se platforma e bashkëpunimit rajonal me gjashtë vende mund të kontribuojë në forcimin e paqes dhe t'i shërbejë interesave të përbashkëta të të dy vendeve.

 

Tags