Janar 27, 2021 08:56 Europe/Tirane
  • Takhtrevançi: Mashtrimi është një element kryesor i politikës së jashtme të Izraelit

Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara e konsideron mashtrimin dhe shtypjen si një element kryesor të politikës së jashtme të regjimit sionist dhe thekson se Republika Islamike rezervon të drejtën të mbrohet kundër kërcënimeve të tilla.

Sipas IRNA, Maxhid Takhtrevançi të martën në takimin virtual të Këshillit të Sigurimit të KB mbi temën e Palestinës, kujtoi se regjimi izraelit për pesë vitet e fundit në shkelje të qartë të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit, nga ka kursyer asnjë mundësi për të eliminuar marrëveshjen bërthamorë dhe tha se "Mashtrimi dhe shtypja janë elementët themelorë të politikës së jashtme të Izraelit ".  "Regjimi sionist përdor veprimet shkatërruese në rajon për të mbuluar mizoritë dhe krimet e tij kundër palestinezëve dhe për të fshehur veprimet destabilizuese në rajon, kështu që këshilli duhet të jetë i vetëdijshëm për dashakeqësinë dhe gënjeshtrat e regjimit izraelit", tha Takhtrevançi.  Ai theksoi: "Ne rezervojmë të drejtën e natyrshme për vetëmbrojtje dhe t'i përgjigjemi me forcë çdo kërcënimi, përfshirë kërcënimin e paraqitur sot nga përfaqësuesi i regjimit izraelit në shkelje të qartë të Nenit 2 të Kartës së KB dhe natyrisht Këshilli i Sigurimit duhet të kundërshtojë këtë regjim dhe  t'i përgjigjet kërcënimeve të tilla.  Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara theksoi: "Ndërsa çështja e Palestinës, si kriza më e gjatë në botë, që nga fillimi i tij ka qenë në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit, Këshilli i Sigurimit dështoi të realizojë qëllimin për dekada me radhë si dhënia fund e çështjes së Palestinës, përkrahja e të drejtave themelore të miliona palestinezëve të shtypur brenda dhe jashtë vendit dhe ballafaqimi me regjimin pushtues, i cili ka kryer paturpësisht të katër krimet e mëdha ndërkombëtare jo një herë por disa herë.  Sa i përket shkakut të situatës, Takhtrevançi tha se është e vetëkuptueshme që dështimi i Këshillit të Sigurimit për të kryer detyrat e tij është për shkak të mbështetjes së plotë dhe sistematike të Shteteve të Bashkuara për regjimin izraelit, i cili është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe parimet morale dhe njerëzore.  Ai shtoi: "Mosveprimi i Kombeve të Bashkuara, veçanërisht Këshilli i Sigurimit, i cili është përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ka ulur seriozisht besimin në këtë këshill dhe ka çuar në një krizë të besueshmërisë dhe legjitimitetit të tij."  Takhtrevançi, ndërkohë, theksoi se ky pasivitet nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe duhet të ndalet.  Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të adresuar këtë krizë, për të parandaluar përkeqësimin e saj të mëtejshëm dhe pasojat e saj negative për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.  Takhtrevançi përsëriti mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për idealin e popullit Palestinez dhe realizimin e plotë të të gjitha të drejtave të tyre të patjetërsueshme, përfshirë të drejtën e qenësishme të vetëvendosjes dhe krijimin e një shteti të pavarur Palestinez në të gjithë Palestinën me kryeqytet Kodsin e Shenjtë.  

 


 

Tags