Shkurt 11, 2021 13:10 Europe/Tirane
  • Fillon manovra “Profeti i Madh s.a.v.s.” e Gardës Revolucionare të Iranit

Njëkohësisht me fillimin e vitit të 43-të të Revolucionit Islamik të Iranit, ka filluar manovra ushtarake “Profeti i Madh s.a.v.s. 16” e forcave tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik në pjesën jugperëndimore të Iranit.  

Gjeneral Muhamed Pakpur, komandanti i forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi: “Kjo manovër zhvillohet me qëllim të vlerësimit konkret dhe frontal të sukseseve më të fundit, kapaciteteve dhe analizimit të potencialeve të reja operative si dhe për të matur forcën operative të një pjese të pajisjeve më të fundit luftarake dhe mbrojtëse të forcave tokësore të Gardës Revolucionit Islamik të Iranit në brigada dhe njësi të ndryshme të dronëve, forcave ajrore, mjeteve të blinduara, komandove, forcave speciale dhe të njësisë së artilerisë”.

Komandanti i forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit shtoi: “Forcat tokësore të Gardës Revolucionare përkrah përgjegjësive të mëdha në garantimin e sigurisë në pjesën veriperëndimore, perëndimore, juglindore dhe lindore të Iranit, kanë gatishmërinë e plotë për t’u përballur me çfarëdo lloje kërcënimi të mundshëm”.  

Tags