Shkurt 23, 2021 13:44 Europe/Tirane
  • Gjeneral Gha’ani: Do të vazhdojmë rrugën e martirëve të rezistencës

Komandanti i forcës “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit ka theksuar se gjaku i martirëve të rezistencës do të hapë rrugën për çlirimin e Kodsit të shenjtë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ismail Gha’ani, komandanti i forcës “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e martë deklaroi: “Gjaku i martirëve të nderuar në Mbrojtjen e Lavdishme kanë hapur rrugën e Qerbelasë, ndërsa gjaku i çmuar i martirëve të rezistencës do të hapë rrugën drejt Kodsit të shenjtë”.

Gjeneral Ismail Gha’ani në konferencën ndërkombëtare për kërkesat juridike ndërkombëtare të Luftës Imponuese Iran-Irak, ka theksuar se rruga e gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të martirizuar të forcës “Kods” të Gardës Revolucionare, po vazhdon dhe kjo rrugë është një shkollë dhe kjo shkollë është një vend që edukon njerëzit të cilët ecin në këtë rrugë.

Gjeneral Gha’ani shtoi: “Sot, Revolucioni Islamik i Iranit i njohur dhe i famshëm në të gjithë botën dhe miqtë dhe armiqtë po flasin për atë. Amerikanët nëse do të kishin një forcë të mendjen që do të sundonte mbi ata, do të kishin hequr dorë nga lufta dhe konflikti me Republikës Islamik të Iranit sepse kërcënimet e tyre janë shndërruar në raste më të mira për zhvillim dhe progres. Amerikanët kanë imponuar luftën kundër Iranit, mirëpo lufta u bë rasti më i mirë që të prezantohet në botë Revolucioni dhe Republika Islamike e Iranit”.

Vlen të theksohet se konferenca ndërkombëtare për kërkesat juridike dhe ndërkombëtare të Luftës Imponuese Iran-Irak u zhvillua sot në muzeun e Revolucionit Islamik dhe Mbrojtjes së Lavdishme.

Tags