Shkurt 28, 2021 19:01 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i OBSH: Irani do të ketë një nga platformat më të suksesshme në fushën e vaksinës korona

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Iran theksoi se Irani do të ketë një nga platformat më të suksesshme në fushën e vaksinës korona.

Sipas IRNA, "Christoph Hamelman", përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Iran, të Dielën tha: "Unë arrita të shoh linjat e prodhimit të vaksinës Pasteur dhe unë mendoj se Irani është shumë i avancuar dhe shpresoj të keni sukses në përpjekjen për të bërë vaksinat e brendshme të koronës dhe t'i shpërndani në vendet e tjera. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shtoi: "Janë shpërndarë mjete dhe mundësi në qytete dhe fshatra të Iranit për t'u marrë me virusin korona". Sipas Christoph Hamelman: Stafi mjekësor dhe personeli i spitaleve iraniane kanë qenë shumë i suksesshëm në luftimin e virusit korona. Pavarësisht sanksioneve dhe goditjeve të SH.B.A.-së, ekspertët e shëndetit në Iran kanë qenë në gjendje të testojnë dhe regjistrojnë vaksinën e koronës. Suksesi i mjekëve iranianë në testimin e vaksinës korona është vlerësuar nga media të ndryshme në botë.

Tags