Mars 01, 2021 19:59 Europe/Tirane
  • Dëbimi i SHBA, hapi më i rëndësishëm për të rivendosur sigurinë në Azinë Perëndimore

Një zyrtar i lartë ushtarak iranian deklaroi se dëbimi i Shteteve të Bashkuara nga rajoni i Azisë Perëndimore është hapi më i rëndësishëm drejt rivendosjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Zëvendës Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura iraniane Gjeneral Brigade Ali Abdollahi i bëri deklaratat në një takim të hënën me këshilltarin e lartë të ministrit të brendshëm të Irakut dhe delegacionin e tij ushtarak shoqërues në Teheran. "Dëbimi i Shteteve të Bashkuara është hapi më i rëndësishëm drejt rivendosjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon", tha gjenerali iranian ndërsa përgëzoi vendimin e marrë nga parlamenti irakian për të miratuar një legjislacion që kërkon të dëbojë forcat amerikane nga Iraku. Gjeneral Brigade Abdollahi tha se Iraku duhet të shtojë aftësitë e tij për të luftuar mbetjet e grupeve terroriste dhe për të parandaluar aktivitetet e bandave të trafikut të drogës dhe të qenieve njerëzore në mënyrë që të rrisë sigurinë dhe stabilitetin e të gjitha vendeve të rajonit. Nga ana e tij, këshilltari i lartë i ministrit të brendshëm Irakian përshëndeti mbështetjen e Republikës Islamike për vendin e tij në betejën kundër terrorizmit, veçanërisht grupit terrorist ISIS, gjatë viteve të fundit. Ai shtoi se bashkëpunimi Teheran-Bagdad mund të sigurojë një bazë të vlefshme për përmirësimin e marrëdhënieve të përzemërta afatgjata.

 

Tags