Mars 01, 2021 20:02 Europe/Tirane
  • Ruhani: SHBA duhet të heqë sanksionet e padrejta të vendosura ndaj Iranit

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani deklaroi se bota dhe Shtetet e Bashkuara më në fund do të duhet të heqin sanksionet e padrejta që janë vendosur ndaj kombit iranian dhe t'i nënshtrohen vullnetit të tij.

"Unë jam i sigurt se bota dhe Shtetet e Bashkuara do të duhet të gjunjëzohen para vullnetit të këtij kombi të madh dhe të heqin sanksionet e padrejta", tha të hënën Ruhani ndërsa drejtoi një ceremoni përurimi për një numër të projekteve kombëtare të Ministrisë së Naftës në provincat Ilam dhe Bushehr. Duke iu referuar dështimit të politikës amerikane të ushtrimit të "presionit maksimal" mbi Iranin nën administratën e ish-Presidentit Donald Trump, shefi ekzekutiv i Iranit tha: "Ai kasap dhe vrasës ka rënë tani dhe administrata e re amerikane deri më tani ka pranuar në katër raste që politika e presionit maksimal e administratës së mëparshme ishte e gabuar. " "Kjo është arritja jonë më e madhe në histori," tha Ruhani, duke shtuar: "Falë vendosmërisë së kombit tonë, ata që na imponuan këto sanksione tani rrëfejnë se sanksionet dhe presioni kanë qenë të kota."

 

Tags