Mars 02, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Shefi i Gardës Revolucionare: Armiqtë janë duke humbur luftën asimetrike me Iranin

Kryekomandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) deklaroi se armiqtë po zhvillojnë një luftë të humbur kundër Republikës Islamike.

"Fati i armikut është përgjithmonë humbja ", tha Gjeneral Major Husein Salami në një eveniment në Teheran të Martën. "Asimetria që karakterizon këtë luftë është e rrënjosur në ndryshimin midis natyrës, identitetit dhe logjikës së fuqisë" që zotëron secila palë. Armiqtë nuk mund të zhdukin fuqinë që Revolucioni Islamik i ka dhuruar Iranit duke përdorur mjete materiale, tha Gjeneral Salami, duke shtuar se trekëndëshi i besimit fetar, lidershipit fetar dhe pranisë popullore ishte gjithmonë i destinuar të zhgënjente kundërshtarët. "Megjithëse Republika Islamike mund të ballafaqohet me valë të ndryshme të forcës ushtarake ose rrethimit ekonomik, mbështetja e saj në besimet dhe bindjet e saj gjithmonë i mundëson asaj të dalë fitimtare nga stuhia", tha komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. "E vërteta që përcakton Revolucionin përmban një ringjallje të re për qenien njerëzore në mënyrë që të mund të ngrihet nga varrezat e injorancës dhe skllavërisë," tha Gjenerali Husein Salami. Që nga agimi i Revolucionit, shumë fuqi, të cilat dukeshin të pathyeshme, përfunduan duke parë para syve të tyre dëshminë e zhdukjes së logjikës dhe besimeve të tyre, tha ai.

 

Tags