Mars 03, 2021 08:47 Europe/Tirane
  • Konsultimi telefonik i Guterres me Zarif për Jemenin

Sekretari i Përgjithshëm i KB António Guterres të martën në mbrëmje bisedoi në telefon me Ministrin e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, për situatën në Jemen.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Guterres" në këtë telefonatë, ndërsa shpjegoi masat e fundit të KB për t'i dhënë fund luftës në Jemen dhe për të vendosur një paqe të drejtë dhe fillimin e dialogut politik në këtë vend, bëri thirrje për vazhdimin e përpjekjeve të  spikatura të Iranit për të ndihmuar në vendosjen e paqes në Jemen. Zarif gjithashtu theksoi nevojën për një fund të luftës, heqjen e rrethimit dhe sigurimin e ndihmës humanitare për popullin jemenas, duke njoftuar mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për përpjekjet e KB për të vendosur një paqe të drejtë në Jemen. Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu shprehu shpresën se ne do të shohim vendosjen dhe stabilitetin e këtij vendi përmes bisedimeve të vazhdueshme ndër palëve jemenase dhe formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse. Republika Islamike e Iranit, si një nga vendet me ndikim në rajon, gjithmonë ka kërkuar të zgjidhë krizat në Azinë Perëndimore, përfshirë krizën në Jemen, përmes mjeteve politike.

Tags