Mars 03, 2021 14:22 Europe/Tirane
  • Ruhani: Marrëveshja bërthamore nuk ruhet me slogane, duhet vepruar

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se Irani po pret veprime konkrete në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe ka theksuar se marrëveshja bërthamore nuk ruhet me slogane dhe moto.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë së Iranit, vuri në dukje faktin se qeveria aktuale e Amerikës ka pohuar metodën e gabuar të qeverisë së mëparshme amerikane dhe shtoi: “Për Iranin, faktori më i rëndësishëm është heqja e sanksioneve dhe realizimi i të drejtave të popullit të Iranit, mirëpo akoma nuk është bërë kurrfarë veprimi serioz nga ana e Qeverisë së Amerikës. Nëse Amerika heq të gjitha sanksionet, atëherë edhe Irani menjëherë do të zbatojë të gjitha zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Amerika dhe Evropa po japin slogane dhe po thonë se dëshirojnë të kthehen në marrëveshjen bërthamore, mirëpo sloganet nuk janë të mjaftueshëm dhe ata duhet të bëjnë veprime konkrete”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje ndikimin e sionistëve në vendimmarrjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe tha: “Ai në mënyrë sipërfaqësore jepte slogane dhe pretendonte se “Amerika është e para”, mirëpo në veprim sionizmi ishte i pari, ekstremizmi ishte i dyti, racizmi ishte i treti ndërsa Amerika ishte e katërta. Sionistët e kanë mashtruar Donald Trump dhe e kanë çuar atë në rrugën e gabuar”.

Tags