Mars 03, 2021 19:53 Europe/Tirane
  • Zëvendësministri i Jashtëm iranian: SHBA duhet të heqë sanksionet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore

Zëvendësministri i Jashtëm iranian për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare Abas Eragçi ka nënvizuar se mënyra e vetme për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit  është që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet e paligjshme ndaj Republikës Islamike.

Eragçi i bëri deklaratat në një takim virtual me Themistoklis Demiris, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Greke të Punëve të Jashtme, të Mërkurën duke shtuar se Teherani pret që nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes bërthamore të përdorin mundësinë e mbetur për të ndjekur diplomacinë konstruktive dhe të shmangin marrjen e ndonjë qëndrimi, i cili do të dëmtojë klimën ekzistuese. Angazhimi verbal i tre fuqive evropiane - Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca - për marrëveshjen bërthamore nuk është i mjaftueshëm, tha ai, duke shtuar se vetëpërmbajtja e Republikës Islamike ndihmoi në ruajtjen e marrëveshjes ndërkombëtare në katër vitet e fundit. Duke folur mbi seancën e kësaj jave të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Abas Eragçi e përshkroi si një masë të gabuar përpjekjen e evropianëve për të përgatitur një projekt-rezolutë anti-iraniane, duke paralajmëruar se Teherani nuk do të pranojë qëndrime të tilla veçanërisht pasi i ashtuquajturi presion maksimal i SHBA ndaj Iranit është i destinuar të dështojë. Ndër të tjera diplomati i lartë iranian theksoi nevojën për zgjerimin e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Iranit. Demiris, nga ana e tij, nënvizoi rëndësinë e përdorimit të diplomacisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet, duke vënë në dukje se Greqia ka kundërshtuar tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosjen e sanksioneve të njëanshme mbi Iranin. Zyrtari grek tha se vendi i tij është i gatshëm të zhvillojë bashkëpunime dypalëshe me Iranin në sektorë të ndryshëm.

 

Tags