Mars 03, 2021 19:58 Europe/Tirane
  • Irani: SHBA po përpiqet të mbulojë tregtinë e përgjakshme në Jemen përmes lojës së fajësimit

Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të fajësojnë të tjerët për të hequr vëmendjen nga krimet e tyre në Jemen, duke përfshirë mbështetjen vdekjeprurëse me armë për pushtuesit sauditë në luftën kundër Jemenit.

Zëdhënësi i MPJ të Iranit Said Khatibzadeh i bëri komentet në një deklaratë të Mërkurën në përgjigje të një përpjekje të mëparshme nga sekretari amerikan i Shtetit për të implikuar Iranin në krizën e Jemenit dhe pas akuzave serioze kundër lëvizjes popullore të Jemenit, Ansarullah. Khatibzadeh tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre "kanë qenë duke përfituar nga tregtia e përgjakshme në Jemen duke i shitur armë koalicionit agresor të udhëhequr nga Arabia Saudite". Tani, edhe pse pushtuesit dhe mbështetësit e tyre e kanë kuptuar që fushata e tyre çnjerëzore ushtarake ka dështuar, "ata ende përpiqen të heqin përgjegjësinë për mizoritë dhe të devijojnë opinionin publik," tha ai. "Amerikanët nuk mund të hedhin akuza të pabazuara ndaj të tjerëve në vend që të japin llogari për mizoritë e tyre," vuri në dukje Zëdhënësi i MPJ të Iranit. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken akuzoi Iranin për "implikim" në Jemen dhe pretendoi se Ansarullah po përdorte mbështetjen iraniane. Khatibzadeh tha se pavarësisht dinakërisë së Uashingtonit, bota dhe populli jemenas nuk do të harronin kurrë mizoritë e kryera nga pushtuesit dhe mbështetësit e tyre, krimet e të cilëve do të mbeten në histori.

 

Tags