Mars 04, 2021 14:44 Europe/Tirane
  • Gjeneral Nasirzade: Droni “Harku 22” së shpejti do t’i bashkohet flotës ajrore

Komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Iranit deklaroi se droni “Harku 22” posedon kapacitetin për të bartur ngarkesa të ndryshme si bomba dhe raketa.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Aziz Nasirzade në lidhje me dronin “Harku 22” dhe karakteristikat operative të këtij droni, ka thënë: “Droni “Harku 22” ka kapacitet për bartjen e ngarkesave të ndryshme se bomba dhe raketa. Një tjetër prej karakteristikave të këtij droni, është koha e gjatë e fluturimit të vazhdueshëm i tij që mund të fluturojë rreth 24 orë dhe mund të ketë rreze edhe më të gjata veprimi. Prandaj, në kuadër të objektivave të largëta ky dron mund të kryejë shumë operacione të ndryshme si luftarake, vëzhguese, zbuluese dhe marrjen e fotografive etj., duke përdorur një sasi të konsiderueshëm të municioneve që si rezultat mund të shtojë aftësitë luftarake të forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit”.

Gjeneral Nasirzade në reagim të disa mediave amerikane dhe sioniste të cilat kanë pretenduar se Irani nuk ka aftësi të prodhojë një dron të tillë, deklaroi: “Ata shumë herë kanë vërejtur vazhdimisht se çfarë që ne kemi thënë, ne e kemi prodhuar dhe e kemi futur në fushën e operacioneve.  Droni “Harku 22” është shembulli më i mirë në këtë drejtim dhe kur e kemi prezantuar atë, shumë njerëz nuk kanë besuar, mirëpo ky dron ka marrë pjesë në manovra dhe ka kryer operacionet e caktuara me sukses të lartë”.

Tags