Mars 05, 2021 16:05 Europe/Tirane
  • Neutralizohet një përpjekje për rrëmbim të avionit në linjën Ahvaz-Mashhad në Iran

Zyra për informim i Gardës Revolucionare të Iranit ka njoftuar për neutralizimin e një përpjekje për rrëmbimin e avionit të linjës Ahvaz-Mashhad nga ana e forcave të sigurisë së linjave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit.

Zyra për informim e Gardës Revolucionare të Iranit në një deklaratë për informim ka thënë: “Informojmë qytetarët se njësitë e sigurisë së fluturimeve kanë neutralizuar përpjekjet për rrëmbimin e një avioni të tipit “Foker 100” të kompanisë së linjave ajrore Iran Air i cili të enjten në mbrëmje ishte nisur nga qyteti Ahvaz me numër fluturimi 334 të orës 22:10 në drejtim të qytetit Mashhad. Kjo përpjekje për rrëmbim të avionit u neutralizua me zgjuarsinë dhe intervenimin me kohë të njësisë për siguri të fluturimit dhe me uljen urgjente të avionit në aeroportin e Esfahanit dhe me arrestimin e autorëve. Sipas pohimeve të para, autori kishte për qëllim rrëmbimin e këtij avioni dhe zbritjen e tij në aeroportin e një prej vendeve arabe të Gjirit Persik”.

Për fat të mirë udhëtarët e këtij avioni nuk kanë pësuar kurrfarë lëndimi dhe një avion tjetër kanë vazhduar udhëtimin e tyre.

Tags