Mars 05, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Rusia e gatshme të ndihmojë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit në formën e saj origjinale

Ministri i Jashtëm i Rusisë tha se një dritare mundësie për të shpëtuar një marrëveshje shumëpalëshe bërthamore të vitit 2015 të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore mbetet e hapur, duke shprehur shpresën se të gjitha palët do të kthehen në zbatimin e plotë të marrëveshjes në formën e saj origjinale.

"Shpresojmë se do të bëhet e mundur të përmirësohet situata në të ardhmen e afërt dhe të kthehet procesi i zbatimit të marrëveshjes bërthamore në kornizën e koordinuar fillimisht", tha Sergei Lavrov në një intervistë me revistën Russkaya Mysl botuar në Londër. Ai shtoi se ringjallja e marrëveshjes bërthamore është e mundur vetëm nëse të gjitha palët në marrëveshje zbatojnë plotësisht zotimet e tyre. "Teherani ka folur vazhdimisht në favor të vullnetit të tij për të zbatuar plotësisht të gjitha dispozitat e marrëveshjes që ai i kishte pezulluar, sapo të rivendoset ekuilibri i konfiskuar i interesave", tha diplomati i lartë rus, duke iu referuar sanksioneve të Uashingtonit dhe tërheqjes së njëanshme së SHBA nga marrëveshja dhe kundërmasat pasuese të Iranit. Ai theksoi se Moska po bashkëpunon "ngushtë" me të gjithë pjesëmarrësit e marrëveshjes bërthamore për të siguruar pajtueshmërinë e tyre të plotë me marrëveshjen dhe tha: "Për shembull, ne gjithashtu mbajmë kontakte të rregullta me partnerët evropianë për përpunimin e vendimeve të mundshme për të korrigjuar situatën aktuale."

 

Tags