Mars 06, 2021 13:19 Europe/Tirane
  • Irani do të sigurojë 180 milionë doza të vaksinës kundër Koronas për mobilizimin kombëtar të vaksinimit

Zëdhënësi i Organizatës për Ushqim dhe Medikamente të Iranit ka njoftuar për sigurimin e 180 milionë të dozave të vaksinës kundër virusit Korona në kuadër të importimit, prodhimit të përbashkët dhe prodhimit të brendshëm në Iran.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Kejanush Xhahnpur, zëdhënësi i Organizatës për Ushqim dhe Medikamente të Iranit, ditën e shtunë ka deklaruar: “Programi i gjithëpërfshirës për vaksinim kundër virusit Korona në Iran duke mara parasysh rrethanat e mundshme, që nga fillimi ka ndjekur paralelisht katër rrugë për sigurimin e vaksinës së nevojshme në vend. Me ndjekjen dhe çuarjen përpara të punës në katër rrugë, brenda një viti do të sigurohen 180 milionë doza të vaksinës dhe do të vendosen në dispozicion të mobilizimit kombëtar për vaksinimin e qytetarëve”.

Sipas Xhahanpur, katër rrugët strategjike si blerja e drejtpërdrejtë, importimi nëpërmjet mekanizmit COVAX, prodhimit të përbashkët dhe prodhimit vendor të vaksinës po ndiqen me sukses në nivel të parashikuar dhe në bazë të kësaj, programi njëvjeçar i vaksinimit kundër virusit Korona në Iran do të realizohet dhe madje do të përfundojë më herët se sa që ishte parashikuar më parë.

Zëdhënësi i Organizatës për Ushqim dhe Medikamente të Iranit ka theksuar: “21 milionë doza të vaksinës kundër virusit Korona janë siguruar nëpërmjet blerjes së drejtpërdrejtë dhe mekanizmit COVAX që gradualisht sipas programit kohor të caktuar dhe kapacitetit të prodhuese, do të importohen në Iran”.

Tags