Mars 06, 2021 14:34 Europe/Tirane
  • Irani hyn në grupin e vendeve prodhuese të metalit të titanit

Me përkushtimin dhe punën e ekspertëve të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, u nënshkruar kontrata e parë për shitjen e shufrave të titanit për përdorime mjekësore me një kompani prodhuese të implanteve ortopedike dhe në këtë mënyrë Irani ka hyrë në grupin e vendeve prodhuese të metalit të titanit.

Agjencia e lajmeve Fars duke cituar zyrën për informim të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, njoftoi se kjo kontratë është nënshkruar me një prej kompanive më të mëdha prodhuese të implanteve ortopedike, gjë që e ka bërë Republikën Islamike të Iranit të hyjë në grupin e pak vendeve të botës që kanë kapacitet për prodhimin e metalit strategjik të titanit.

Ekspertët iranianë kanë arritur të prodhojnë shufrat e para të titanit për përdorim mjekësor me analiza në përputhje me standardet më të rrepta mjekësore dhe ky produkt me sukses ka kaluar fazat e ndryshme të kontrollit të cilësisë. Ky sukses i shkencëtarëve iranianë konsiderohet një hap tjetër i madh i progresit në teknologjinë atomike të Iranit.

Përdorimi i gjerë i metalit të titanit dhe fijeve të tij për shkak të specifikave të veçanta që ka, është shtuar në masë të madhe gjatë 50 viteve të fundit dhe kjo e ka vendosur këtë metal në grupin e metaleve strategjike në botë.

Përdorimi i madh i industrisë së titanit është për shkak të vetive të tij të shkëlqyera mekanike për shkak të dendësisë së tij të ulët (55% dendësi hekuri) dhe rezistencës së tij të lartë ndaj korrozionit, e cila i jep një mundësi shumë të mirë këtij metali për t'u përdorur në shumë industri të tilla si hapësirore, ajrore dhe mjekësia. Titani i pastër, titani i gradës 5, titani mjekësor i gradës 5, ose siç quhen fijet e titanit të gradës 23, paladiumit dhe titanit të gradës 12 janë ndër më të përdorurat në këtë fushë. Një nga përdorimet më të rëndësishme të titanit dhe fijeve të tij është në mjekësi dhe stomatologji. Përdoret në raste të tilla si bërja e implanteve të ndryshme, rregullatorëve të rrahjes së zemrës, zëvendësimi i nyjave të hipit ose gjurit, dhe përgjithësisht si protezë.

Tags