Mars 07, 2021 14:48 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Kërcënimet dhe pretendimet e regjimit sionist kundër Iranit vijnë nga dobësia e tij

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se kërcënimet dhe pretendimet e regjimit sionist kundër Iranit nuk kanë kurrfarë vlere dhe vijnë nga dobësia e tij.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, sot (të dielën) deklaroi: “Regjimi sionist ka ngritur murr rreth e rreth vetes dhe askush në rajon nuk e dëshiron regjimin sionist. Nganjëherë krerët e këtij regjimi për nga dobësia e tyre, bëjnë pretendime të kota dhe me iluzionin e tyre, kërcënojnë Republikën Islamike të Iranit. Por sipas liderit suprem të Revolucionit Islamik, regjimi sionist nuk është armiku ynë kryesor, madje ata nuk janë as në atë nivel të Republikës Islamike të Iranit dhe nëse nuk e dinë, le ta dinë se gabimi më i vogël i tyre, do ta bojë rrafsh me tokë Tel Avivin dhe Haifa”.

Gjeneral Hatami gjithashtu tha: “Grupet e rezistencës janë fryt i fuqisë së butë të Republikës Islamike të Iranit të cilat janë të pranishme në vendet e rajonit dhe regjimi sionist e ka shijuar shumë mirë shijen e këtij fryti”.

Tags