Mars 07, 2021 15:26 Europe/Tirane
  • Prezantohet arma sulmuese e prodhimit iranian “Masaf”

Në prani të ministrit të mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit është prezantuar arma sulmuese e sofistikuar “Masaf” e prodhimit iranian.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se njëkohësisht me festivalin e 13-të “I Riu Ushtar” të forcave të armatosura të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Iranit, gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, ka prezantuar armën sulmuese të sofistikuar “Masaf” që është plotësisht prodhim iranian si dhe disa armë të tjera ushtruese.

Arma sulmuese “Masaf” është një armë e lehtë e cila ftohet me ajër. Sistemi i armatosjes ose mbushjes së kësaj arme është një lloj pistoni i shkurtër i cili mbushet me anë të presionit indirekt të gazit të barutit dhe ushqehet me karikator. Kondaku teleskopist i përdorur në këtë armë, mund të rregullohet në gjashtë pozita të ndryshme. Kjo armë gjithashtu ka kapacitet për t’u shndërruar në armë snajper ose “karabine” në kohën më të shkurt të mundshme dhe pa pas nevojë për ndonjë pajisje të veçantë.

Vlen të theksohet se të gjitha fazat e projektimit dhe prodhimit të kësaj arme janë bërë nga specialistët iranianë në industrinë e mbrojtjes së Iranit.

Tags