Mars 08, 2021 14:39 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Çështja e Iranit dhe Amerikës nuk është dërgimi i sinjaleve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se çështja e Iranit dhe Amerikës nuk është çështje e dërgimit të sinjaleve.

Sa’id Khatibzade ditën e hënë në konferencën për shtyp, në përgjigje ndaj një pyetje të gazetarëve në lidhje me pretendimin e një diplomati francez për dërgimin e mesazhit pozitiv nga ana e Iranit për kthimin e Amerikës në marrëveshjen bërthamore, ka thënë: “Në realitet çështja e Iranit dhe Amerikës është zbatimi i efektshëm i tekstit të rezolutës 2231 të KS të OKB nga ana e SHBA-ve dhe heqja e sanksioneve në mënyrë të plotë dhe konkrete”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me rezultatin e mbledhjes së ditës së enjte të Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit që u zhvillua para mbledhjes së Këshillit të Guvernatorëve të ANEA, deklaroi: “Mbledhjet e Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe sipas programit, ndërsa që nuk publikohen në media detajet se për çfarë është diskutuar në ato mbledhje.

Khatibzade në lidhje me vizitën e Papa Françesko, liderit të katolikëve të botës në Irak dhe pikëpamjen e Iranit ndaj kësaj vizite, ka thënë: “Kjo ishte një vizitë shumë e mirë dhe konstruktive. Iraku me sakrificën dhe vigjilencën e popullit të vet dhe me udhëzimet e matura të autoriteteve fetare si dhe gjakun e martirëve të vet që është derdhur në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, sot ka arritur në një gjendje të sigurt. Prandaj mesazhi i kësaj vizite dhe i vizitave të tilla është ky që Iraku është i sigurt dhe po shkon drejtë qetësisë dhe stabilitetit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me takimin e Papa Françesko me Ajetullah Sistani, ka thënë: “Ky takim tregon dialogun me feve dhe nuk ka mesazh tjetër përveç dialogut, paqes, miqësisë dhe bashkëpunimit mes civilizimeve, përkundër atyre që synojnë të zhvillojnë vetëm dhunën dhe ekstremizmin”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu vuri në dukje qëndrimet e Ajetullah Sistani dhe tha: “Mesazhi i autoriteteve fetare të Irakut si vëmendja ndaj vendosjes së drejtësisë dhe rolit të besimit në zgjidhjen e problemeve globale si dhe përkushtimi në heqjen e sanksioneve dhe përkushtimi në përpjekjet për realizimin e të drejtave legjitime të popullit të Palestinës, është shumë i rëndësishëm”.

Tags