Mars 08, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Presidenti Ruhani: Armiku krijoi sanksionet për të thyer Iranin brenda disa muajsh

Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të hënën se armiku ka hartuar sanksionet e presionit maksimal për ta ulur Iranin në gjunjë brenda pak muajsh, por rezistenca maksimale e iranianëve gjatë luftës së gjithanshme ekonomike solli një tjetër krenari për Iranin.

Duke folur në Këshillin e Lartë të Koordinimit Ekonomik, Presidenti Ruhani tha se sanksionet shtypëse kanë lidhje të drejtpërdrejtë me jetesën e njerëzve, duke shtuar se të gjitha përpjekjet e bëra nga të tre organet e Sistemit Islamik duhet të jenë në përputhje me uljen e presioneve ekonomike mbi njerëzit. Duke vënë në dukje se shumica e këtyre problemeve ishin në një farë mënyre rezultat i luftës së gjithanshme ekonomike të imponuar kundër Iranit në tre vitet e fundit, Presidenti iranian shtoi se njerëzit rezistuan fuqimisht dhe neutralizuan sanksionet dhe tani është koha që ato të hiqen.

 

Tags