Mars 09, 2021 08:20 Europe/Tirane
  • Ngushëllime me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Musa Kazemit (as)

Populli mysliman iranian po mban zi në natën e përvjetorit të martirizimit të Imam Musa Kazem (as), imami i shtatë i myslimanëve shiitë të botës.

Dita e sotme më 25 Rexheb të vitit 1442 h.k, që përkon me 9 marsin e vitit 2021, është përvjetori i martirizimit të Imam Musa Kazem (as). Ky imam i ndritur u edukua në shkollën e madhe shkencore të babit të tij hz. Imam Xhafer Sadek (as) dhe arriti nivele të larta të dijes dhe u pajis me virtytet më të mira njerëzore. Imam Musa Kazem (as) ishte imami i myslimanëve përreth 35 vite në kushtet kur ishte shtuar shumë përndjekja dhe persekutimi i sundimtarëve abasit ndaj Ehli Bejtit të nderuar të Profetit (s.a.v.s). Me rastin e përvjetorit të martirizimit të yllit të shtatë të qiellit të ndritur të Imamatit, RTV i RII u shpreh ngushëllimet të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.

Tags