Prill 09, 2021 13:38 Europe/Tirane
  • Prezantohen 9 produktet atomike në Iran

Shkencëtarët iranianë në qendrën atomike të Esfahanit kanë prezantuar 9 produkte funksionale të industrisë atomike të Iranit të cilat janë prodhuar fal punës dhe specializimit të shkencëtarëve iranianë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se një ekspert i lartë atomik i Iranit ka thënë se projektimi dhe prodhimi i këtyre produkte ka ndikim shumë të madh në procesin e prodhimit të lëndëve djegëse atomike. Ai shtoi: “Shumica e këtyre produkteve ndodhen në monopolin e vetëm disa vendeve evropiane, mirëpo tani me prodhimin e këtyre produkteve në Iran, edhe Republika Islamike e Iranit futet në grupin e prodhuesve të këtyre produkteve atomike në botë”.

Ky ekspert i lartë atomik vuri në dukje projektimin dhe prodhimin e modelit të lëndës djegëse atomike virtuale për herë të parë në Iran dhe shtoi: “Ne kemi arritur që me këtë iniciativë, të projektojmë lëndën djegëse virtuale në qendrën atomike në Arak dhe kemi kryer testimet funksionale të këtij projekti. Uraniumi i metaltë për prodhimin e lëndëve djegëse të reaktorëve është një produkt tjetër i prodhuar nga shkencëtarët iranianë. Me prodhimin e këtij produkti, Irani përveçse i është bashkuar grupit të vendeve të botës që projektojnë prodhimin e lëndëve djegëse atomike, ka rritur edhe kapacitetin e vet për zhvillimin e lëndës djegëse në reaktorin e Teheranit. Përveç kësaj janë prodhuar edhe produkte të tjera si radiomedikamente të cilat përdoren në nivel të gjerë për diagnostikimin e sëmundjeve dhe kurimin e kancerit”.

Tags