Prill 10, 2021 12:36 Europe/Tirane
  • Gjeneral Bagheri: Rruga strategjike e Iranit është heqja e plotë e sanksioneve

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit ka theksuar se rruga strategjike e Iranit është heqja e plotë e sanksioneve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, sot deklaroi: “Në rast të heqjes së sanksioneve dhe në rast të vërtetohet në veprim heqja e tyre, Iranit do të kthehet në zbatimin e marrëveshjes bërthamore”.

Gjeneral Bagheri tha: “Armiku po bënë përpjekje që të zhvillojë negociata të gjata, të padobishme dhe të shoqëruara me pretendime dhe kërkesa të reja. Rruga strategjike e Republikës Islamike të Iranit ashtu siç e ka skicuar lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, është vetëm heqja e plotë e sanksioneve të cilat janë vendosur me çfarëdo lloj emri kundër Iranit. Nëse ato sanksione hiqen dhe heqja e tyre vërtetohet në veprim, atëherë Irani ashtu sikur përherë që ka qenë i sinqertë në premtimet e veta dhe i ka zbatuar ato, do të kthehet në zbatimin e zotimeve atomike”.

Tags