Prill 10, 2021 12:54 Europe/Tirane
  • Ruhani: Amerika dhe ANEA i kanë borxh Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike i ka borxh Iranit, deklaroi se Amerika dhe shteteve evropiane dhe industriale duhet t’i paguajnë borxhet e tyre ndaj popullit të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIBA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë në ceremoninë e përurimit të sukseseve atomike të Iranit në Ditën Kombëtare të Teknologjisë Atomike, tha: “Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomik, Amerika dhe Evropa i kanë borxh Iranit dhe shteteve e mëdha industriale gjithashtu duhet të paguajnë borxhet e tyre ndaj Iranit”.

Hasan Ruhani duke thënë se nëse shtetet perëndimore do të mendojnë mënyrë të drejtë, atëherë do ta vërtetojnë se shqetësimet e tyre në lidhje me industrinë atomike të Iranit janë pavend, ndërsa shtoi: “Nëse do t’i kushtojnë vëmendje qëllimeve të Republikës Islamike të Iranit, etikës dhe bindjeve që sundojnë në këtë vend, atëherë vërtetohet se nuk duhet të ekzistojë ndonjë ndjeshmëri e madhe. Kjo është për arsye se ata vetë e shfrytëzojnë këtë teknologji për qëllime të tjera dhe pastaj të gjithë të tjerët e mendojnë sikur që janë vetë dhe në këtë mënyrë ata edhe neve na mendojnë në kategorinë dhe shkallën e vetë atyre dhe kohë pas kohe shprehin shqetësime”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se qëllimet atomike të Republikës Islamike të Iranit që nga fillimi kanë qenë të qarta, shtoi: “Kjo teknologji përdorët në sektorë të ndryshëm të Iranit si në industri, bujqësi, mjekësi dhe sidomos në prodhimin e energjisë. Të gjitha aktivitetet e programit atomik të Iranit janë paqësore dhe të gjitha aktivitetet atomike të Iranit zhvillohen për qëllimeve civile dhe jo ushtarake. Ashtu siç ka theksuar disa herë lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, nga pikëpamja e etikës dhe Jurisprudencës Islame të cilin e ndjekim ne, esencialisht synimi i prodhimit të armëve shkatërruese të cilat mund të jenë rrezik i madh për një shoqëri të madhe në mënyrë të prerë është veprim i gabuar dhe Irani kurrë nuk synon qëllime të tilla. Ne nuk kemi harruar pasojat dhe dëmet e veprimit të rrezikshëm dhe të gabuar të amerikanëve që kanë bërë në Luftën e Dytë Botërore në Japoni”.

Tags