Prill 10, 2021 13:03 Europe/Tirane
  • Salehi: Pavarësisht sanksioneve, projektet atomike të Iranit po vazhdojnë

Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka theksuar se projektet e programit atomik të Iranit po vazhdojnë, pavarësisht sanksioneve të ndryshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Akbar Salehi, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, sot (të shtunën), deklaroi: “Pavarësisht të gjitha kufizimeve dhe presioneve të krijuara si rezultat i vendosjes së sanksioneve të paligjshme dhe të padrejta nga ana e armiqve të popullit iranian, projektet e ndryshme të programit atomik të Iranit po kanë vazhduar dhe po vazhdojnë në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë atomike me të gjitha kapacitetet dhe aftësitë përkatëse”.

Salehi në 15 vjetorin e Ditës Kombëtare të Teknologjisë Atomike duke kujtuar dëshmorët dhe sakrificën që është bërë në zhvillimin e teknologjisë atomike në Iran, shtoi: “Prezantimi i 133 sukseseve në fusha të ndryshme në sektorët e industrisë, shëndetësisë dhe bujqësisë janë dëshmi e qartë se zhvillimi i teknologjisë atomike të Iranit nuk do të ndalet. Një prej rezultateve të zhvillimit të teknologjisë atomike paqësore është zhvillimi i shkencës atomike dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e industrive të tjera strategjike në Iranin Islamik. Në bazë të zotimeve dhe respektimit të ligjeve dhe traktateve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit me botën, do t’i shtojmë sukseset tona në këtë drejtim duke u bazuar në tre elemente: dinjitetin, urtësinë dhe dobitë e nevojshme”.

 

Tags