Prill 10, 2021 14:18 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Nuk ekziston nevoja për negociata të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta me Amerikën

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar se deri para heqje së të gjitha sanksioneve dhe kthimit të Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, nuk ekziston nevoja për negociata të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta me Uashingtonin.  

Sa’id Khatibzade në një intervistë me kanalin televiziv CNN ka theksuar se në Vjenë ose në ndonjë vend tjetër, para kthimit të Amerikës në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore, Teherani nuk do të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta me Uashingtonin”.

Ai duke theksuar qëndrimi i Iranit është plotësisht i qartë dhe duhet të hiqen të gjitha sanksionet ndaj Iranit, shtoi: “Qeveria e Joe Biden duhet të tregojë në veprim dhe jo në letër e deklarata se synon të korrigjojë gabimet e qeverisë së Donald Trump. Disa funksionarë të qeverisë së Biden në vend që të tregojnë interesim për marrëveshjen bërthamore, më shumë po insistojnë në sanksione nda Iranit edhe më shumë se sa qeveria e Trump”.

Zëdhënësi i diplomacisë së Iranit duke thënë se nuk ekziston asnjë vend në botë që do të heqë dorë nga siguria kombëtare e tij dhe programi raketor është për mbrojtjen e vendit, theksoi: “Të gjitha sanksionet të cilat ka vendosur qeveria e Trump kundër Iranit, duhet të hiqen dhe çdo gjë duhet të kthehet në gjendjen që ka qenë para janarit të vitit 2017. Amerika në bazë të rezolutës 2231 të KS të OKB, duhet t’i zbatojë të gjitha zotimet e veta dhe të heqë të gjitha sanksionet kundër Iranit me çfarëdo emri dhe etikete që ka vendosur ato”.

Tags