Prill 12, 2021 12:11 Europe/Tirane
  • Zarif: Sionistët dëshirojnë të hakmerren për sukseset e Iranit në rrugën e heqjes së sanksioneve

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se sionistët dëshirojnë të hakmerren për sukseset e Iranit në rrugën e heqjes së sanksioneve të paligjshme dhe të padrejta, mirëpo Republika Islamike e Iranit nuk do t’i lejojë ata të realizojnë qëllimet e tyre.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e hënë në mbledhjen e komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit, vuri në dukje ngjarjen e djeshme në qendrën atomike Natanz dhe theksoi nevojën e rritjes së masave të sigurisë ndaj qendrave atomike dhe shkencëtarëve atomikë të Iranit në këto rrethana të ndjeshme.

Zarif duke thënë se autoritetet politike dhe ushtarake të regjimit sionist në mënyrë të qartë kanë pretenduar se nuk do të lejojnë progresin e Iranit në heqjen e sanksioneve të padrejta dhe tani po mendojnë se mund të realizojnë qëllimet e tyre, shtoi: “Sionistët do të marrin përgjigjen e tyre të merituar në progresin dhe sukseset më të mëdha atomike të Iranit. Qendra atomike e Natanzit më fuqishëm se në të kaluarën dhe duke përdorur makineri dhe teknologji më të zhvilluar do të vazhdojë punën e vet dhe nëse ata mendojnë se pozita jonë në negociata është dobësuar, duhet ta dinë se me këtë veprim pozita jonë në negociata do të bëhet edhe më e fuqishme dhe palët negociatore duhet ta dinë nëse deri më tani janë përballur me qendrat atomike të pasurimit të uraniumit me centrifuga të gjeneratës së parë, tani e tutje qendra atomike e Natanizit do të jetë plotë me centrifuga të zhvilluara disa herë më shumë për pasurimin e uraniumit”.

Tags