Prill 12, 2021 12:39 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Irani do të hakmerret ndaj Izraelit për veprimet destruktive në Natanz

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit në kohën e vet do të hakmerret ndaj regjimit sionist për veprimet destruktive në qendrën atomike Natanz.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në konferencën për shtyp, në lidhje me veprimet destruktive të ditës së diele të regjimit sionist ndaj qendrës atomike Natanz, ka thënë se veprime të tilla nuk reduktojnë kapacitetin atomik të Iranit dhe shtoi: “Çfarëdo që ka ndodhur në qendrën atomike Natanz, ka qenë e lidhur me centrifugat e gjeneratës së parë dhe tani ato do të zëvendësohen me centrifugat e gjeneratës më të zhvilluar. Ajo çfarë ka ndodhur në qendrën atomike në Natanz, as nuk kthen mbrapa industrinë atomike të Iranit dhe as nuk do të ketë kurrfarë efekti në rrugën e prerë të heqjes së sanksioneve”.

Khatibzade në lidhje me ndjekjen juridike dhe politike të ngjarjes së qendrës atomike në Natanz nga ana e Iranit, ka thënë: “Në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe paragrafit 51 të saj, ekziston e drejta për mbrojtje legjitime për Iranin. Ky veprim ka qenë një terrorizëm atomik që ka mund të shkaktojë katastrofë njerëzore, prandaj hyjnë në kategorinë e krimeve kundër njerëzimit”.

Khatibzade gjithashtu reagojë edhe ndaj heshtjes së ANEA-s përball veprimit destruktiv në qendrën atomik Natanz dhe tha: “ANEA dhe qarqet ndërkombëtar jo vetëm që duhet të dënojnë këtë veprim të regjimit sionist, por duhet të marrin masa serioze për parandalimin e veprimeve të tilla”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu duke thënë se ajo çfarë po ndodhë në Vjenë të Austrisë, nuk janë negociata bërthamore, por bisedime teknike për heqjen e sanksioneve, ndërsa shtoi: “Në lidhje me marrëveshjen bërthamore një herë është negociuar dhe janë përcaktuar të gjitha parimet e marrëveshjes bërthamore, ndërsa ajo çfarë theksohet tani është heqja e sanksioneve”.

Khatibzade në lidhe me heqjen e sanksioneve të Amerikës dhe politikën e Iranit në çështjen e kthimit të Amerikës në marrëveshjen bërthamore, theksoi: “Situata duhet të kthehet në gjendjen që ka qenë para janarit të vitit 2017, Amerika në bazë të rezolutës 2231 të KS të OKB ka detyra të caktuara dhe në marrëveshjen bërthamore gjithashtu janë përcaktuar detarët e Amerikës”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në lidhje me marrëdhëniet e Iranit dhe Irakut, tha se këto marrëdhënie janë në disa shtresa dhe janë popullore dhe strategjike, ndërsa shtoi: “Marrëdhëniet provinciale po zhvillohen në nivele të ndryshme si me rajonin e Kurdistanit të Irakut ashtu edhe me rajone të tjera të Irakut dhe mes provincave të dy vendeve që përfshin nivele të ndryshme. Në lidhje me borxhet e Irakut ndaj Iranit, duhet thënë se janë ndërmarrë disa veprime dhe masa serioze, por ekzistojnë disa pengesa, por sidoqoftë është shënuar progres i konsiderueshëm në këtë drejtim”.

Tags