Prill 12, 2021 20:52 Europe/Tirane
  • Irani kompleton fabrikën që do të prodhojë vaksinën anti-Covid

Një fabrikë e madhe iraniane që po përgatitet për të prodhuar vaksinë iraniane kundër COVID-19 është duke përfunduar, ndërsa autoritetet zotohen se kjo fabrikë do të arrijë një kapacitet prodhimi prej 12-15 milion doza në muaj në fillim të verës.

Hasan Xhalili, i cili kryeson projektin e vaksinës Coviran Barakat në SETAD, një konglomerat financiar dhe industrial iranian, tha të hënën se ndërtimi i ndërtesave dhe lokaleve të fabrikës që do të prodhojë vaksinën tashmë ka përfunduar. Xhalili tha se grupi i tij ka instaluar rreth një të tretën e makinerive të nevojshme në fabrikë për të rritur prodhimin e vaksinave, duke shtuar se 20 përqind e pajisjeve të tjera janë duke u vendosur në mënyrë që fabrika të jetë gati sipas një afati të paralajmëruar. "Siç kishim premtuar, ne do ta rrisim kapacitetin gjysmë-industrial të prodhimit të vaksinës në tre milion doza në muaj në pranverë," tha ai. Menaxheri i projektit tha se furnizimet e vaksinës Coviran Barakat do të rriten në mënyrë eksponenciale pasi fabrika të jetë plotësisht e gatshme në fillim të verës. Coviran Barakat është kandidati kryesor midis katër vaksinave që po zhvillohen në Iran për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

 

Tags